Konfirmohet shtatzania e partneres së Princ Lekës?
Princ Leka dhe, Blerta Çelibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë e tyre nga kamerat.
Ditën e sotme, një burim i afërt me çiftin ka konfirmuar se Blerta është shtatzënë. Edhe pse detajet mbi këtë lajm ende mbeten të pakta, ky zhvillim do të ngjallë shumë interes dhe lumturi ndër fansat e çiftit.
Ende presim për detaje të mëtejshme dhe për një konfirmim zyrtar nga Leka dhe Blerta. Çifti është i njohur për jetën e tyre private deri diku të rezervuar, prandaj një njoftim nga ata do të pritej me shumë kuriozitet.
Ndërsa ky lajm na bën të dyshojmë dhe për zgjedhjen e fustanit që Blerta pati në daljen e saj të fundit publike ku shfaqet krah princit. Një fustan i zi i gjatë me prerje në bel ku ndoshta përpiqet të fshehë barkun e saj të rrumbullakosur?
Teksa shumë pyetje na vijnë ndër mend, nëse ky lajm vërtetohet nga vetë ata, do të shënonte një moment të rëndësishëm në jetën e çiftit, që ka bërë bujë në skenën publike për disa kohë. Pritshmëritë janë të larta, dhe besojmë se shumë mezi presin të mësojnë më shumë rreth kësaj ndjenje të re në jetën e princit dhe partneres së tij.