“Kopje si babi”, Princeshë Elia: Doktoresha e kuptoi që në bark me kë ngjante Geraldina

Si në çdo familje që mirëpret një fëmijë, qoftë ky i pari ose jo, një nga debatet më të shpeshta është nëse i ngjan mamit apo babit. Sigurisht që as çifti mbretëror, të cilët ishin pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, që kësaj here e pati studion në kopshtin e rezidencës së tyre, nuk ka ndenjur jashtë kësaj.

Princesha Geraldinë, fryti i dashurisë së tyre, një vogëlushe e bukur  si drita, duket se i ka ngjarë kryekëput Princ Lekës, por ky i fundit ka një rezervë lidhur me ngjashmërinë e saj.

Princ Leka Zogu: Besoj se ajo është bionde, me sytë bojëqielli, ka shumë tipare të miat.

Princeshë Elia Zaharia Zogu: Edhe si anekdotë, unë kam patur fat, jam ndjekur me një doktoreshë që e dua shumë, nëse mund edhe ta përmendim, Merita Alushanin, ajo është fantastike dhe kur kemi bërë ekon në momentin që dukeshin tiparet, që në bark tha: “Është kopje si babi i vet”. I thashë: “Tani nuk mund ta kuptojmë kur është në bark”. Tha: “Ja këtu do jemi”.

Rudina Magjistari: Nga tiparet, format po, por edhe ngjyrat, mesa duket ngjan nga babi.

Princ Leka Zogu: Besoj se po, por në karakterin e saj besoj se ka nga ana e mamit, që janë gjëra të mira gjithmonë.

Share With:
Translate »
147 Views