Kosumimi i pijeve të ëmbla gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e obezitetit tek fëmijët

Pirja e një shishe ‘Sprite’ ndërsa jeni shtatzënë nuk do të çojë domosdoshmërisht në obezitet për fëmijën tuaj, por mund të jetë një faktor rreziku serioz në disa raste, zbulon një studim i fundit.

Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit zbuluan se gratë që kishin diabet gestacional dhe pinin të paktën një pije të ëmbëlsuar artificialisht në ditë gjatë shtatzënisë së tyre, lindnin fëmijë më të rëndë në peshë me një shkallë më të lartë, shkruan Studyfinds.org përcjell Gazeta Shneta.

Studimi gjithashtu përcaktoi se ato foshnja kishin shumë më shumë gjasa të ishin obezë deri në kohën kur mbushnin shtatë vjeç.

Po ashtu, studiuesit analizuan më shumë se 900 gra shtatzëna në Danimarkë që vuanin nga diabeti gestacional.

Të dhënat u mblodhën nga gratë gjatë shtatzënisë së tyre dhe pjesëmarrëset iu përgjigjën një pyetësori për shëndetin dhe ushqimin në javën e 25-të.

Studiuesit mblodhën më vonë të dhëna për peshën e lindjes së të porsalindurve, dhe pastaj përsëri kur fëmijët arritën moshën 7 -vjeç.

Rreth nëntë për qind e grave të analizuara për studimin thanë se konsumonin të paktën një pije të ëmbëlsuar artificialisht çdo ditë gjatë shtatzënisë së tyre.

“Gjetjet tona sugjerojnë se pijet e ëmbëlsuara artificialisht gjatë shtatzënisë nuk kanë gjasa të jenë më të mira në reduktimin e rrezikut për obezitetin e mëvonshëm të fëmijërisë sesa pijet e ëmbla me sheqer”, thotë autori i studimit, Dr. Cuilin Zhang në një njoftim për shtyp të NIH.

Më konkretisht, autorët llogaritën se deri në moshën shtatë vjeçare, fëmijët e pjesëmarrësve që pinin pije të ëmbla artificialisht kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa për të zhvilluar obezitet në fëmijëri sesa ata të lindur nga gratë që pinin vetëm ujë gjatë shtatzënisë.

Ndërsa është ende e paqartë pse ëmbëlsuesit artificialë kontribuojnë në obezitetin e fëmijëve, disa studime kanë zbuluar se ëmbëlsuesi artificial, duke stimuluar receptorët e shijes, desensibilizon traktin tretës, duke shkaktuar mbingrënie.

Studimi i plotë u botua në ‘International Journal of Epidemiology’.

Share With:
Translate »
116 Views