Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mirëpresin fëmijën e tyre të parë

Në familjen Kardashian-Barker sot ka festë.

Kourtney ka sjellë në jetë fëmijën e parë me bateristin e Blink-182, i cili do të quhet Rocky 13 Barker. Dyshja janë treguar shumë të rezervuar në zbulimin e detajeve që lidhet me pritjen e ëmbël të vogëlushit të tyre.

Megjithatë thuhet se ylli televiziv mund të ketë lindur dje në spitalin privat të Kardashian pasi Travis dhe familja e saj mbërritën me urgjencë.

Cifti zbuluan gjininë e fëmijës rreth një muaj më parë në një festë madhështore  teksa Barker po i binte baterisë dhe disa fishekzjarre me ngjyrë blu treguan gjithçka.

Barker dhe Kardashian janë bashkë që nga janari i vitit 2021. Ky do të jetë fëmija i katërt për Kardashian, e cila ka tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign, me ish-partnerin Scott Disick. Barker gjithashtu ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler, djalin Landon, vajza Alabama dhe Atiana.

Share With:
Translate »
58 Views