Kourtney Kardashian e dha në koncert lajmin se po bëhet nënë për herë të katër dhe këtë video duhet ta shihni patjetër
Kourtney Kardashian është shtatzënë me bashkëshortin e saj, Travis Barker, konfirmon Page Six.
Ylli i “The Kardashians” ka njoftuar se është në pritje të ëmbël në koncertin e Barker, në Los Angeles. Ndërkohë që bateristi performonte në skenë, Kourt ngriti një pankartë në të cilën shkruhej: “Travis, jam shtatzënë”.
Pas përpjekjeve të shumta, Kourtney (44 vjeç) dhe Travis (47 vjeç) më në fund do të mund të bëhen prindër. Ende nuk dihet gjinia e bebushit.
Kourt është nëna e 3 fëmijëve të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick.
Edhe Barker ka fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler: Landon (19 vjeç), Alabama (17 vjeç) dhe Atiana (24 vjeç).
View this post on Instagram