Krishtlindja e parë e Vittorias s’është fare siç e kishte imagjinuar Chiara dhe Fedez
Chiara Ferragni dhe Fedez kanë rezultuar të dy pozitiv me Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpi për festa. Sigurisht postimet dhe publikimi i momenteve familjare nuk kanë munguar. Ata kanë qetësuar si fillim ndjekësit duke pranuar se janë mirë, pasi nuk kanë simptoma. Më pas nga postimet e fotove, kanë treguar me pak fjalë si po e kalojnë Krishtlindjen e parë të Vittorias, duke luajtur, duke parë filma dhe me maska në fytyrë për të shmangur infektimin e fëmijëve.
Fedez e ka quajtur ‘të dhjerë’ këtë Krishtlindje nxitur nga situata, por kjo nuk e ndalon familjen të jetë pa filtra në Instagram teksa tregojnë gjithçka për veten dhe pushimin në shtëpi.
Kjo do jetë edhe një nga të rrallat festa që Chiara dhe Fedez i kalojnë në shtëpinë e tyre.