Bella dhe Gigi Hadid injorojnë Dua Lipën

Raportet mes supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid dhe Dua Lipës duket se nuk janë si më parë pas ndarjes së këngëtares shqiptare nga Anwar. Postimet që po bën artistja në rrjetet sociale numërojnë një numër të madh komentesh, por mungojnë ato të Bellas dhe Gigit.

Motrat modele para një muaji ishin shumë aktive duke komentuar e duke bërë dedikime për Duan, por tani kjo nuk ndodh më.

Ndarja e Duas dhe Anwarit erdhi e papritur, pasi ata dukeshin mjaft të lumtur në daljet e tyre. Në gusht, Hadid e quajti Lipën “vajza e ëndrrave të tij” në një postim në Instagram ku festuan ditëlindjen e artistes.

Share With:
Translate »
101 Views