Kristal, tashmë është një zonjushë po aq e bukur sa mami

Me Kristal u prezantuam që në sallën e lindjes. Dalëngadalë mami i saj u bind për të sjellë foto ku vajza dukej tërësisht dhe sa mirë. Përse ta mbante vetëm për vete një bukuri të tillë? Kulmi i fotove të vogëlushes ishte gjatë verës. Kristal me sytë si deti dhe flokët e zeza fare po bëhej çdo ditë më e bukur. Mbaroi plazhi, aq ishte. Mami Jonida iu rikthye punës dhe ne na mori malli për Kristal. Nga fotot me breçka te deti, tani mami e ka mbërthyer deri te gryka që të mos sëmuret. Luhatjet e temperaturave bëjnë të vetën. Edhe pse mes xhupit të trashë, duket që Kristal është rritur. Tani e shikon aparatin, aty ku duhet gati për poza dhe mamit s`i duhet më të bëjë paparacin si te plazhi.

Share With:
Translate »
921 Views