Kroi Art zyrtarisht me pushime në plazh
Vapa e kryeqytetit ka bërë që të gjithë qytetarët ta braktisin e të zbarkojnë në det për tu freskuar.
Nuk bëjnë përjashtim nga kjo kategori as familja Dudushi.
Kroi Art ka nisur zyrtarisht pushimet e para. Bashkë me mami Bietën e cila duhet cilësuar se është në superformë, ndodhen në plazhin e Spillesë, duke shijuar diellin, jodin dhe plazhin e mirë sic shprehet moderatorja. Në daljet e tyre publike vihet re mungesa e babi Albanit i cili me siguri fshihet pas kameras, për të ruajtur kujtimet e para të të birit. /Kids’ Time