Krushqi në politikë, dalin pamjet nga ceremonia e dy fëmijëve të familjeve të njohura

Dy ish-ministrat, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto janë bërë zyrtarisht krushq me njëri tjetrin. Franko, djali i Naços dhe Eliza, vajza e Haxhinastos janë martuar në një ceremoni të zhvilluar buzë detit.

Nga pamjet e siguruara në media, vihet re që Haxhinasto ka shoqëruar të bijën drejt altarit dhe duket tepër i emocionuar. Ndërkohë, Eliza ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fustanin e përzgjedhur dhe flokët e lëshuara shumë thjeshtë, por të kuruar deri në detaj.

 

Kujtojmë që çifti janë të fejuar prej gjashtë vitesh dhe në atë kohë u kthyen në kryefjalën e mediave rozë, për shkak të festës luksoze që organizuan.

Sa i përket politikës, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço janë kundërshtarë, pasi ky i fundit braktisi LSI-në dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit.

Share With:
Translate »
177 Views