Kryeministri Rama tregon shifrat: Ja sa para mblodhën shqiptarët për të prekurit nga tërmeti

Kryeministri Rama ka shprehur mirënjohje për ndihmat e shumta financiare që kanë ardhur për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë.

Ai tha se menjëherë do të nisë vlerësimi për të mos humbur asnjë qindarkë, si dhe do të nisë menjëherë ndërtimi i të gjitha shtëpive të reja për personat që kanë mbetur të pastrehë.

“Vetëm nga dy sipërmarrës të mirënjohur shqiptarë Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati janë 2.5 milionë euro. Bankersi ka dhuruar 1 milionë euro. Kompani të tjera janë të gatshëm ta bëjnë këtë më siguri. Nuk janë derdhur në bankë dje apo nuk mund të derdhen sot për shkak të bankave të mbyllura. Por një shumë e verifikuar me transaksione është 5 milionë euro, dhe 1.5 milionë dollarë.

Qoftë ato me figura bankare, qoftë ato të dhënat e portalit e-Albania, ku ka një numër shumë të madh donatorësh të vegjël që janë ata që dua t’i falenderoj të parët, nga brenda dhe jashtë vendit.

4.5 milionë dollarë janë mbledhur nga llogari vullnetare të hapura nga qytetarë në Facebook dhe nga shoqatat”- u shpreh Rama.

Gjithashtu, Kryeministri bëri thirrje për kujdes ndaj personave që mashtrojnë në këtë situatë, duke u shprehur se adresa më e sigurtë është adresa shtetërore në e-Albania.

Share With:
Translate »
422 Views