“Ku kam bërë aq mirë sa të të meritoj ty”, Adrola Dushi emocionon me fjalët dedikuar të birit

Ajo është padiskutim një nga femrat më të bukura shqiptare dhe bëhet fjalë për vajzën me origjinë nga Rrësheni, Adrola Dushi, emri i së cilës tashmë njihet jo vetëm brenda kufijëve shqiptarë por edhe jashtë tyre.

Dita e sotme është tepër e veçantë për modelen bukuroshe pasi djali i saj, Troi, feston 10-vjetorin e lindjes.

Adrola ka bërë një dedikim mjaft emocionues përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke treguar se sa shumë krenare ndihet për të shtrenjtin e saj.

Teksa ka publikuar një galeri fotografish ku shihet Troi së bashku me nënën e tij, bashkangjitur Adrola ka shkruar:

“Gezuar ditën tënde të lindjes mbreti i mamit! 26 nëntori i 10 viteve më parë më dha titullin më të bukur të ekzistences sime! Ty t’kam frymë, jetë, sy. Ta du atë zemrën tënde të vockël që sa më shumë vite po kalojnë po bëhet e madhe dhe më e madhe. Shumë di të japësh dashuri dhe përkujdesje si të jesh nje djalë i rritur. Shpesh e pyes veten: ku kam bërë aq mirë në jetë sa të meritoj një djalë si ti?! Je njeriu më i mrekullueshëm që mban kjo tokë dhe mami do jetë gjithë jetën krenare për ty”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Share With:
Translate »
94 Views