Kujdes! Pedofil online ka edhe në Shqipëri

Pedofilia gjithmonë e më shumë është e prirur që kontaktet e para t’i vendosi në bashkëbisedimet online duke qënë se ky është një terren i frekuentuar gjerësisht nga të miturit.

Specialisti për Krimin Kompjuterik në Policine e Shtetit, Artan Dashi në një intervistë për Ora News tregon se në vendin tonë kanë nisur që pedofilët të verpojnë edhe online.

Ai deklaron se vazhdimisht ka denoncime për adresa të dyshimta.

Artan Dashi : Po, ka pedofil online në Shqipëri. Ka pasur dhe ndalime në 2014- 2015 kur janë ndaluar dy pedofilë, por këto nuk kanë qenë rastet e vetme që janë identifikuar nga ana jonë. Në bashkëpunim me Interpol dhe Europol na vijnë vazhdimisht linqe dhe adresa, IP, apo adresa të emaileve të personave të caktuar për të cilët ne bëjmë verifikimet tona.

Dy vjet më parë u ndaluan dy persona të cilët bënin pedofili online. Në kompjuterin e njërit prej tyre u gjetën 290 gigabajt materiale pornografike, ndërsa personi tjetër kërkohej nga pala italiane për pedofili në shtetin italian.

Por a ka raste në vendin tonë kur pas këtyre bisedave pedofilët arrijnë të takohen me të miturin?

Artan Dashi për Ora News tregon : Rastet konkrete janë shumë të pakta në vendin tonë, ndërsa në vendet e tjera janë më të shumta. Në 4- 5 raste që janë bërë sondazhe vetëm njëri ka dashur të dalë në takim.

Apeli i parë shkon për prindërit të tregohen të kujdesshëm me teknologjinë e komunikimit që i lënë fëmijëve të tyre në dorë

Artan Dashi:   Prindërit duhet patjetër të kenë dijeni se me kë komunikon. Fëmijët nuk duhet të bëhen pjesë e sajteve dhe grupeve të panjohura që më pas bëhen viktima të pedofilisë.

Share With:
Translate »
994 Views