Kujt i ngjan i vogli? Gold Ag flet për djalin dhe planet për fëmijë të tjerë

Në 28 nëntor, Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë që e pagëzuan me emrin Gueril. Disa muaj më parë Guerili mori edhe nënshtetësinë shqiptare, por ne nuk jemi njohur ende me të voglin. Gold Ag është përpjekur ta mbajë larg syrit të publikut, duke mos publikuar asnjë foto të portretit të tij.

Për këtë arsye ne jemi bërë të gjithë kuriozë të dimë se kujt i ngjan vogëlushi. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive” reperi ka treguar se djali i ngjan atij dhe se vetëm sytë i ka si bashkëshortja Ermira.

“Më ngjan mua, edhe nga fotografitë kur kam qenë unë i vogël ashtu duket dhe nëna ime kështu thotë. Sytë i ka si të Ermirës. Është diçka që nuk është as në dorën time, as në dorë të Ermirës, kështu ka dashur Zoti, kujtdo t’i ngjante nuk do të kishte rëndësi, e rëndësishme është që të ketë shëndet”, tha Gold Ag.

Ndër të tjera ai tha se kishte shumë dëshirë që i vogli të vinte në jetë në datë 28 nëntor, sepse kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të, ashtu si për të gjithë shqiptarët.

“28 nëntorin unë e kam dashur gjithmonë, e ka dashur babai im, e kanë dashur familjarët e mi, e duan gjithë shqiptarët faktikisht, por ardhja në jetë e djalit në datë 28 nëntor ishte diçka… unë u bllokova komplet. Edhe para se të lindte na thoshte gjinekologia, do lindë në fund të nëntorit dhe unë mendoja me vete ishallah në datë 28. Është një datë që unë s’do e harroj kurrë, edhe sikur mos të më kishte lindur djali, por tashmë më ka dhënë një ndjenjë shumë më të mirë edhe i jam falenderus pafund Zotit”, u shpreh reperi.

Kur u pyet nëse kanë plan ta bëjnë Guerilin me një motër ose vëlla, Gold Ag tha:

“Guerili u nis me plan, por ata të tjerët që do vijnë pas tij nuk e di. Ishallah ta ketë shëndetin ai dhe ne dhe ishallah bëhet jo me një motër dhe një vëlla, por me plot motra dhe vëllezër”.

Share With:
Translate »
138 Views