Kuptimi i emrave të familjes Kardashian
Të gjithë janë sy e veshë kur bëhet fjalë për familjen Kardashian dhe sidomos kur bëhet fjalë për emrat e fëmijëve të tyre. Ato gjithmonë dinë si të tërheqin vëmendjen me emrat e veçantë që i`u vendosin fëmijëve të tyre.
Të gjithë emrat e motrave Kardashian dhe Jenner fillojnë me K. Kris Jenner, mamaja e tyre nuk ka dhënë asnjëherë një shpjegim për këtë. Megjithatë mendohet se ka të bëjë me shkronjën e parë të emrit të saj dhe atë të mbiemrit të bashkëshortit të saj të parë.
Ja kuptimet e emrave të fëmijëve të tyre:
Mason ka të njëjtin kuptim në anglisht që Kardashian ka në armenisht – përpunues i gurit. Emri i mesëm i Mason është Dash dhe çuditërisht nuk ka të bëjë me emrin e dyqanit të veshjeve të Kourtney, por është shkurtim i Kardashian dhe është pseudonimi i gjyshit të tij nga mamaja.
Penelope është një emër grek që do të thotë `endës` dhe e ka prejardhjen nga `Odiseja`. Por Kourtney dhe Scott e zgjodhen këtë emër vetëm sepse i’u duk i lezetshëm. Emri i saj i dytë është Scotland dhe ia ka vendosur gjyshja e saj Kris.
North ishte emri që shkaktoi më shumë zhurmë në internet. Kim dhe Kanye kanë deklaruar se ata nuk e kishin menduar fare këtë emër, por ishte Pharrell ai që ua sugjeroi i pari, më pas Anna Wintour i`u tha të njëjtën gjë. Kim dhe Kanye e pëlqyen këtë emër dhe nuk e menduan gjatë.
Reign ishte një emër që Kourtney e ka mbajtur për disa kohë në listën e saj, që kur lindi fëmijën e saj të parë Mason. Kuptimi i emrit është `mbret` dhe ndoshta Scott ka lidhje me vendosjen e emrit pasi ai e thërret veten Lord Disick.
Saint, emri i djalit të parë të Kim dhe Kanye i`u vendos pasi ata gjatë gjithë shtatzënisë së Kim e kanë thirrur `i shenjtë`, sepse Kim pati një shtatzëni të vështirë.
Dream, vajza e Rob dhe Black Chyna, ishte si një ëndërr e bërë realitet për prindërit e saj, të cilët kishin rënë dakord për emrin para se të lindte. Emri i dytë i Dream është Renee si e ëma, që do të thotë `e rilindur’.
Chicago, emri i fëmijës më të vogël të Kim dhe Kanye ishte po ashtu shumë i komentuar. Chicago është vendi ku Kanye u rrit dhe e përmend shpesh në tekstet e tij, por çifti ende nuk e ka konfirmuar arsyen përse i vendosën këtë emër vajzës së tyre.
Stormi, më e vogla e familjes, erdhi në jetë pak ditë më parë, pasi Kylie e kishte mbajtur të fshehtë nga media shtatzëninë e saj. Ajo ende nuk ka dhënë një shpjegim për emrin Stormi, megjithëse mendimet dhe aludimet kanë qenë të shumta.
Emrat e këtyre fëmijëve kanë qenë të veçantë dhe shumë të komentuar, nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur bëhët fjalë për familjen Kardashian-Jenner.