Kuptimi që fshihet pas emrit që Leonora Poloska dhe bashkëshorti kanë zgjedhur për vajzën

Dy ditë më parë, Andin Randobrava, bashkëshorti i këngëtares nga Maqedonia, Leonora Poloska njoftoi me një foto dhe një status lindjen e vajzës së tyre. Gjithë fjalët e ëmbla ishin në atë status për vajzën, por mungonte emri i saj. Ndoshta sepse ende nuk e kishin vendosur, ose ndoshta sepse do të vinte një çast i dytë për ta bërë publik. Tani e kemi zbuluar që çifti i muzikantëve e ka quajtur vajzën Andora. Një emër vërtet i veçantë, që të sjell në mendjen qytetin italian të Ligurias, Andora, apo principatën e Andorra-s, megjithatë mendojmë që më shumë sesa nga gjeografia, Leonora dhe Andini janë ndikuar nga emrat e tyre për të krijuar emrin e së bijës. Andora është edhe një bashkim i pjesës së parë të emrit Andin dhe pjesës së fundit të emrit Leonora. Bashkimi i emrave është një mënyrë që shumë prindër e përdorin për të krijuar emra dhe në këtë rast është krijuar një emër shumë tingëllues, por edhe ndërkombëtar që e mban të fshehur në dëgjim të parë, çelësin e dashurisë që i ka bërë bashkë ato shkronja.

Share With:
Translate »
1724 Views