‘Kur do e sjellësh në shtëpi?’, Rosela Gjylbegu i përgjigjet publikisht së ëmës

Këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu nuk e ka aspak problem ta tregojë moshën publikisht, madje fare pa siklet tregon edhe se “ka kapur katin e tretë”, megjithatë nga jeta personale nuk ka të reja. Edhe pse i ka kaluar të 30-at, mosha nuk është problem për Roselën, përkundrazi. Vetëm se të gjithë rreth e rrotull i bëjnë të njëjtën pyetje – si edhe mami në shtëpi, çdo ditë.

E ftuar sot në sezonin e ri të “E Diell”, përballë Ervin Kurtit, Rosela s’mund të kalonte pa disa pyetje pikante, një prej të cilave, kuptohet, ngacmonte jetën e saj private.

Pas konfirmimit të këngëtares se i ka prekur të 30-at, Ervini i vuri në dukje se ajo tashmë duhet të martohet: “Moj, kur do na e sjellësh atë në shtëpi, të thotë mami kështu?” – iu drejtua gazetari këngëtares si për ta vënë në siklet: “Nuk ka ditë që nuk e thotë…”, – tha Rosela me të qeshur, por shtoi se fakti i moshës nuk është problem për të. Më shumë është gjetja e një njeriu që e bën të ndihet mirë: “Gjërat kanë ndryshuar sot, nuk ka rëndësi ça moshe ke, vetëm nëse gjen njeriun që të bën të ndihesh mirë, të jet vetja …” – tha këngëtarja, por Ervini nuk i la ngacmimet edhe pak për të zbuluar nëse ka ndonjë të re. Si për ta vënë më shumë në siklet, Kurti nisi t’i thoshte se vetëm nuk rrihet, se për të qenë e lumtur duhet të jetë dy etj.: “Ti ke bërë ndonjë bisedë me mamin tim?” – ia ktheu këngëtarja me të qeshur.

Nuk besoj se do më lërë njeri vetëm. Do e marrësh vesh kur do do ndodhë. i fundit, por do ta marrësh vesh…” – tha këngëtarja shkodrane, e cila nuk zbuloi asgjë, pavarësisht provokimeve.

Share With:
Translate »
812 Views