“Kur do të çlirohemi nga Koronavirusi?”, flet Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Syri Tv”, për të folur rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi. I pyetur nga gazetarja nëse mendon se virusi është dobësuar, ai u shpreh se nuk mund ta thotë diçka të tillë.

“Nuk e themi dot që virusi është dobësuar. Kjo duhet matur. Klinikisht nuk shoh ndonjë ndryshim. Nuk kam kurajo profesionale ta them këtë. Por për rastit të ekspozimit të shtuar, moshat e infektuara janë më të vogla. Agresiviteti i sëmundjes nuk është pakësuar.

Dua të këshilloj edhe kolegët e mi që të mos pyesin dhe të mos merren nëse është agresiv apo jo virusi, pësoi apo nuk pësoi mutacion, por të edukojnë veten për t’u mbrojtur maksimalisht. Është detyrë primare që të mbrohemi dhe të tregojmë kujdes maksimal,” tha mjeku.

Sipas Piperos bota do të çlirohet nga pandemia e Koronavirusit për një vit ose një vit e gjysmë, pasi fusha e prodhimit të vaksinës ka lajme të mira.

Share With:
Translate »



192 Views