“Kur e rrit vajzën vetë mos prek një jetime” agravon debati Erjola-Ilnisa

Teksa Ilnisa ka qenë duke gatuar në kuzhinë, aty ka shkuar edhe Erjola për të përgatitur mëngjesin. Por ka qenë Ilnisa e cila nuk e ka lejuar Erjolën të gatuajë, duke i shtyrë tiganin. Erjola i thotë që nuk e ke marrë vendin me tapi këtu dhe vazhdon më tej:

Erjola: Më shtyve tiganin deshe të më djegësh o skizofrene.

Ilnisa: Ça the mi?

Erjola: Atë thashë më lër rehat.

Ilnisa: Sheh ndonjë pasqyrë këtu, po sheh veten?

Erjola: Ik se me ty nuk rrihet, nuk hahet, nuk pihet, më lër rehat tani.

 

Ndërkohë që Ilnisa i përmend Erjolës familjen duke e bërë Erjolën t’i kthehet me tone të ashpra.

Ilnisa: Kështu të kanë edukuar prindërit?

Erjola: Ti nuk më provokon dot mua të dal nga vetja, o femër e pështirë. Nuk bie në nivelin tënd unë, nuk ta kthej me të njëjtën resto.

 

Gjatë debatit të tyre në sfond dëgjohen banorët duke i thënë Ilnisës të mos e prekë Erjolën tek pika e dobët, pasi Erjola ka folur shumë herë për humbjen e babait të saj. Ndërkohë pak kohë pas debatit Erjola duket mjaft e prekur dhe iu thotë banorëve që duhet ta mendojë fyerjen që i bëri si për vajzën e saj:

Kur po e rrit vajzën vetë mos prek një fëmijë jetim kaq. Këtu në bukë jo nuk ia lejoj kujt.

 

Share With:
Translate »
65 Views