Kur është koha më e mirë e ditës për të bërë një test shtatzënie

Një vonesë periodash mund të jetë sa emocionuese aq edhe pritje ankthioze, aq më tepër kur në planet e tua të afërta, nuk është një bebe. Mendimi i parë: një test shtatzënie! Zakonisht, sipas ciklit 28 ditor, testi i shtatzënisë bëhet 12 deri në 15 ditë pas ovulimit, por nëse nuk e dinit është shumë i rëndësishëm ta provoni në kohën e duhur!

Kështu siç e dëgjuat, ka një moment të ditës kur rezultatet e testit të shtatzënisë mund të dalin më të sakta!

Nëse menduat mëngjesin si opsionin më të mundshëm, keni të drejtë! Mjekët sugjerojnë që gratë duhet t’i bëjnë testet e shtatzënisë që herët në mëngjes, pasi nivelet e HCG (hormon i prodhuar nga qelizat trofoblastike që rrethojnë një embrion në rritje, i cili përfundimisht formon më pas placentën) janë më të përqëndruara në urinë kur ju sapo jeni zgjuar nga gjumi.

Gjatë ditës, kur urina juaj hollohet përqëndrimi i HCG-së mund të mos jetë më i saktë. Të bëni testin pasi keni pirë shumë ujë gjatë ditës, shanset që të rezultojë një përgjigje negative (false) mund të jenë të mëdha. Nëse testi ju rezulton pozitivë edhe kur e bëni në një kohë jo të përshtatshme gjatë ditës, atëherë urime sepse jeni përfundimisht shtatzënë!

Share With:
Translate »
409 Views