Kur fëmija rrëzohet, mos nxitoni ta ngrini!

Edhe kësaj radhe, Lira Gjika vjen me një këshillë, për një nga momentet që prindërit përballen çdo ditë, ose disa herë në ditë: kur fëmija rrëzohet.

“Kur fëmija rrëzohet, prindër mos nxitoni ta ngrini, por inkurajojeni, që ai të ngrihet vetë. Ashtu siç u rrëzua, ashtu, duhet të ngrihet po vetë. Kjo eksperiencë, do të marrë vlera pozitive, ose negative falë reagimit të të rriturit. Nëse i rrituri qëndron i qetë, e ngushëllon fëmijën me zë të ëmbël dhe e nxit të ngrihet, do të ulë shkallën e ankthit që e ka pushtuar fëmijën dhe do e ndihmojë ta memorizojë për t`u bërë më i vëmendshëm dhe më i kujdesshëm. Ndihmojeni, ta jetojë këtë eksperiencë pozitivisht dhe jo ta trëmbni me nderhyrjen tuaj gjithë frikë e alarm. Është detyra e të rriturit të ndihmojë dhe nxisë fëmijën, të mësojë të ngrihet vetë. Këto eksperienca, janë hapat e para të edukimit ose jo, fuqizimit të aftësisë për të parandaluar dhe parashikuar një veprim demtues deri te një vendim jo të drejtë në të ardhmen”, Lira Gjika.

Share With:
Translate »
87 Views