Kur keni nënë të fortë, ju rriteni për t’u bërë grua e fortë
Lidhja mes nënës e vajzës është tejet e fortë dhe shërben si ‘bllok ndërtues’ për vajzën.
Ndikimi i një gruaje të pavarur dhe të fortë në fëmijën e vogël zakonisht rezulton që edhe vajza të bëhet ashtu, ndërkaq hulumtime të shumta e konfirmojnë se parashikuesi më i madh i suksesit të vajzës është një figurë e fortë e nënës në jetën e saj.
Bonnie Marcus, folëse ndërkombëtare, kishte anketuar mbi 600 femra profesionale për ambiciet e tyre dhe ato të cilat e kishin identifikuar veten si shumë ambicioze kishin deklaruar se nëna e tyre kishte pasur ndikimin më të madh në ambiciet që i kanë.
Njësoj edhe një anketim me rreth 1000 vajza adoleshente nga “Keds and Girls Leadership” ka zbuluar se 63% e vajzave thonë se duan të bëhen si nëna e tyre.
Ndryshe nga ç’mendohet zakonisht, adoleshentet më shumë e preferojnë mbështetjen e prindërve – në veçanti të nënave – sesa të miqve.
Mënyra se si nëna jeton, vepron dhe flet e përcakton mënyrën se si vajza e shikon veten dhe si bashkëvepron me botën.
Një nënë e fortë e mëson vajzën të jetë e pavarur dhe të ketë besim se mund ta pushtojë botën