Kur mund të bëjmë dush pas lindjes me operacion dhe cilat janë rreziqet?

Pas lindjes higjena është shumë e rëndësishme të mbahet në mënyrën e duhur dhe në lidhje me këtë plaga e operacionit do të jetë një problem duke qënë se mund të infektohet nga kontakti me ujin dhe detergjentët larës.

Kur mund të bëjë dush nëna?

Zakonisht penjët bien pas rreth 7-8 ditësh nga lindja dhe kjo do të konsiderohet edhe si koha më e sigurt për të bërë një dush. Megjithatë ka nëna që fillojnë të bëjnë një dush të plotë edhe pas 3-5 ditësh nga lindja duke qënë se ndihen gati. Për të qënë më të sigurta në lidhje me momentin do të ishte mirë të merrnit edhe mendimin e mjekut para se të dilni nga spitali.

Shkakton dhimbje heqja e penjëve?

Në kohët e sotme përdoren penjë që shkrihen vetë dhe kërkohet ndërhyrja e mjekut vetëm për të hequr nyjet lidhëse në dy krahët e plagës, moment në të cilin ai edhe e dizinfekton plagën e operacionit. Gjatë kësaj gruaja nuk ndien aspak dhimbje por më tepër mund të perceptohet si ndjesi bezdie. Penjët e qepjes nuk kanë nevojë të hiqen nga mjeku sepse absorbohen nga shtresat e lëkurës.

Ajo që duhet të keni parasysh është se duhet të evitoni dushin me ujë të nxehtë duke qënë se mund të shkaktohet vazodilatacion (zgjerim i enëve të gjakut), ulje e presionit të gjakut dhe për pasojë hemorragji. Rrjedhjet e gjakut pas lindjes me operacion do të jenë më të mëdha se pas lindjes normale, por gjithsesi nuk duhet të favorizohen më tepër edhe nëpërmjet ujit të nxehtë, sidomos pasi penjët nuk janë më në trup.

Share With:
Translate »
168 Views