Kur ndarja s’është “Lamtumirë”, VIP-at që kanë mbetur miq edhe pas divorcit
Jo të gjitha martesat zgjasin përgjithmonë, por kjo nuk do të thotë se ndarja duhet të jetë fundi I marrëdhënies. Disa ish-çifte të famshëm vendosën të qëndronin miq, edhe pasi u divorcuan. Pavarësisht nëse kanë fëmijë dhe duhet të bashkë-prindërojnë ose thjesht kanë vendosur të kenë një ndarje miqësore, çiftet e mëposhtëm shqiptarë ose të huaj kanë vendosur t’i flasin dhe të mos jenë armiq me njëri-tjetrin.
1.Bora Zemani dhe Vin Veli. Edhe pse u ndanë disa vite më parë, ata janë bashkë në çdo ditëlindje të djalit të tyre dhe së fundmi Vini ishte edhe në ditëlindjen e saj.

2.Nora dhe Roberti. Të dy e kanë thënë shpesh se nuk janë armiq dhe se do të kenë gjithmonë respekt për njëri-tjetrin.

3.Silva Baltadori. Sipërmarrësja e njohur i habiti të gjithë një vit më parë kur në festën e ditëlindjes së saj kishte të ulur në të njëjtën tavolinë bashkëshortin aktual dhe ish bashkëshortin.

4.Demi Moore and Bruce Willis. Edhe pse Demi Moore dhe Bruce Willis kanë qenë të martuar për një dekadë dhe u divorcuan në vitin 2000, janë ende miq të mirë. Demi madje ka qenë në ceremoninë e ribetimeve të Bruce dhe gruas së tij të dytë në 2009-ën.

5.Orlando Bloom dhe Miranda Kerr. Edhe këta kanë një marrëdhënie të shëndetshme pas ndarjes. Orlando ka dalë shpesh me Miranda-n dhe partnerin e saj të ri.

6.Jennifer Lopez dhe Marc Anthony. Jenny ka treguar se nuk ndihej mirë gjatë martesës me Marc Anthony, por pas ndarjes, të dy u bënë prindër më të mirë për fëmijët e tyre dhe ndiheshin më mirë me veten.

7. Gwyneth Paltroë dhe Chris Martin. Divorci ishte i vështirë, por tani janë miq, sepse ndajnë bashkë kohën me fëmijët e tyre.

8.Maddona dhe Sean Penn. Madonna dhe Sean Penn janë ende në marrëdhënie të mira, duke folur mirë për njëri-tjetrin gjatë intervistave dhe duke qenë të lumtur për arritjet e tjetrit në karrierë.

9.Mariah Carey dhe Nick Cannon. Gjithmonë, edhe gjatë divorcit, interesin e fëmijëve e kanë vënë të parin. Ndaj ndoshta ende sot ruajnë një marrëdhënie miqësore.
