Kur ne nuk dinim asgjë! Tuna publikon pamjet nga festa gjigante për zbulimin e gjinisë së bebushit

Dy ditë më parë, Tuna i surprizoi të gjithë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja publikoi në Instagram disa foto shumë emocionuese nga procesi i lindjes. Ajo zbuloi se ishte bërë sërish nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna përkrah fotove.

Ndërkohë ditën e sotme ajo ka publikuar një video nga koha kur ne nuk dinim asgjë se ajo ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja ka organizuar një festë gjigante me njerëz të afërt e mikesha të saj për të zbuluar gjininë e fëmijës që priste. Në video ajo shfaqet përkrah djalit të saj, Tianit, duke pritur me padurim për të zbuluar gjininë e bebushit. Një avion që fluturonte në qiell ka zbuluar më pas se ajo do të bëhej sërish nënë e një djali. Në video Tuna shfaqet shumë e lumtur pas zbulimit të gjinisë.

 

Pas lajmit të ardhjes në jetë të fëmijës, i gjithë rrjeti filloi të ziente nga dyshimi se a është apo jo Patrisi babai i fëmijës së porsalindur. Por më pas me një foto të vetme dhe me pak fjalë, Patrisi ju mbylli gojën të gjithëve.

Ai publikoi një foto të vogëlushit të tyre dhe përkrah shkroi:

“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, postim të cilin shoqëroi me emoji zemër.

Share With:
Translate »
18810 Views