Kur Oltën e pyesnin çfarë do bëhesh kur të rritesh, përgjigjia nuk ishte fare: Aktore

Ndonëse u bë një aktore tepër e zonja, ëndrra e fëmijërisë e Olta Gixharit nuk lidhet aspak me teatrin apo kinematografinë e mirëfilltë.

Në fakt Olta ka dashur të bëhet një balerinë, që e ushtronte baletin në ujë apo patinazh, mjafton të ishte e tillë.

“Një nga dëshirat e mia të mëdha kur isha e vogël, baleti në ujë, baleti në patinazh dhe çdo formë tjetër e baletit. Por kjo e ujit ishte e para në listën e ëndrrave të mia”, ka shkruar Olta.

E kishit menduar ndonjëherë një aktore që në fakt ka dashur të jetë balerinë? Ndonëse në programe të ndryshme televizive, Olta e ka treguar pasionin dhe dëshirën që ka për kërcimin në një formë tjetër.

Share With:
Translate »
232 Views