Kur prindi mbron kapriçot e fëmijës, nëna rreh shoqen e të bijës sepse nuk pranoi të luante me të
Një sjellje e pahijshme vret shumë, për më tepër kur subjekt bëhet një fëmijë dhe një prind, marrëdhënie nga e cila duhet të ketë edukim të shëndoshë. Por ndodh edhe kështu, siç një nënë ka zgjedhur të mbrojë kapriçot e bijës së saj, duke sulmuar shëmtuar bashkëmoshataren e vajzës së vogël.
Një 40-vjeçare ka goditur një vajzë të vogël në parkun e Grosseto-s në Itali. Vajza e vogël kishte refuzuar të luante me vajzën e gruas. Për të ndihmuar fëmijën tre nëna që ishin dëshmitare të skenës reaguan. Vogëlushja nuk kishte dashur të luante me vajzën e gruas, duke bërë që ajo të shpërthejë në lot. Episodi daton pak ditë më parë. Sipas asaj që u ndërtua si çështje, e mitura do të ishte afruar me dy bashkëmoshatare të tjera që po luanin volejboll.
Të dyja, të cilat normalisht i kalojnë pasditet me fëmijën, megjithatë nuk e kanë lejuar të futet në lojë. Në atë moment, vajza e vogël vrapoi me lot drejt nënës së saj për të kërkuar ngushëllim. Kjo e fundit u largua nga pankina për të pyetur vajzat se pse vajza e tyre nuk mund të merrte pjesë. Pas një diskutimi të shkurtër, dyzetvjeçarja dyshohet se ka kapur nga flokët njërën prej vajzave, duke e rrëzuar përtokë.
Më pas në sherr do të ndërhynte djali i madh i gruas, i cili nisi ta godiste me shkelma barkun e vogëlushes pak më të madhe se motra e vet. Mami dhe djali e rrahën fëmijën derisa ndërhynë prindërit. Për të ndihmuar familjen e vajzës së sulmuar, tre femra të tjera që kanë qenë dëshmitare të gjithë skenës./Burimi “REVISTA PSIKOLOGJIA”