Historia frymëzuese e Reginës, vogëlushes që i shpëtoi Gërdecit dhe që nuk hoqi dorë nga skicimi

Regina Murati është vetëm 20 vjeç dhe pavarësisht se mbi shpatulla mban një histori të trishtë që ka shënjuar jetën e të gjithë shqiptarëve, tragjedia e Gërdecit, ia ka dalë mbanë t’i japë jetës së saj një mori ngjyrash. Njëlloj si ato që përdor në veshjet e saj te të cilat ka gjetur fuqinë për të rilindur dhe për të kapërcyer çdo sfidë.

Aktualisht ajo vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa në kohën e lirë praktikon një nga pasionet e saj më të mëdha, vizatimin. Pikërisht ky pasion e bëri Reginën të gjente forcë brenda vetes që të mos mposhtej përballë sfidave që jeta i solli që në fëmijëri.

E ftuar në emisionin “Ditë pas dite”, përballë kryeredaktores së modës në “Living”, Santana Çomora, Regina ka treguar për herë të parë para kamerave se si gjeti shpresën për t’iu rikthyer jetës dhe për të bërë realitet ëndrrat e saj, me gjithë fuqinë që mbart shpirti e karakteri i një vajze të fortë.

Share With:
Translate »
44 Views