Kur Sara, Ledioni dhe London takuan personazhin e famshëm
Ledioni është kthyer pas në kohë dhe ka postuar një foto të vjetër në rrjetet e tij sociale. Ishte koha kur London ishte ende i vogël dhe së bashku me Sarën, ndërmorrën një nga udhëtimet e para me familjen e re. Gjatë këtij udhëtimi, rastësisht ata takuan personazhin e famshëm të rrjeteve sociale, kuzhinierin Nusret. Ai është i famshëm për hedhjen e kripës në mënyrë “delikate” duke e ekzagjeruar pak.
Si duket kjo është një nga fotot e preferuara familjare të Ledionit përderisa e ka postuar përsëri. Ose ndoshta kujtimet që lidhen me këtë foto janë teje të veçanta. /Kids’ Time