Babai u blen fëmijëve një kopësht zoologjik me mbi 300 kafshë

Një baba u ka blerë fëmijëve të tij një kopsht zoologjik, duke u realizuar kështu ëndrrën e tyre për të patur një familje të madhe me kafshë.

Dean Tweedy së bashku me bashkëshorten Tracy dhe tre vajzat e tij Paige, Sarah e Sophie, kanë marrë rezidencën me qindra kafshë.

Ata lanë ish-shtëpinë e tyre në Milton Regis, Kent duke u shpërngulur në Ceredigion të Uellsit. Tashmë familja është e rrethuar nga gjarpërinjtë, luanët, tigrat, leopardët e kafshë të tjera.

Familja e cila kishte 30 kafshë shtëpiake të veta, tashmë ka më shumë se 300.

Share With:
Translate »
733 Views