Kur ta shihni këtë video, do të ndiheni nostalgjikë për fëmijërinë dhe 1-Qershoret tuaja

1-Qershori të ngjall emocione të veçanta që kur e mendon se po afrohet. Përgatitjet për këtë ditë, ashtu siç ndodhte edhe më parë, ndodh edhe sot, nisin që nga mesi i majit.
Fëmijët e këtyre kohërave kanë të tjera pretendime për festimin e kësaj feste.
Duan fustane të shtrenjta, tullumbace me helium, dekorime të fundit dhe të sofistikuara.
Dhe të drejtë kanë, në të tilla kohë jetojnë.

Por ne donim të sillinim në vëmendjen tuaj, e t’ju bënim paksa nostalgjikë për 1-Qershorin që kalonim dikur.
Balonat! Ato ishin identifikimi i festës.
Një copë gazetë a rrobë e vjetër, një sapngo, dy shkopinj, dhe ja, kjo ishte lumturia në sytë e një fëmije.
Kids’Time ka përgatitur një video që ju ta ndani me të vegjëlit tuaj, pse jo edhe ta provoni. T’ju tregoni atyre se gjërat shijojnë më shumë kur duhet pak mund për t’i patur dhe se puna e dorës, nuk ka çmim.

Ndoshta ju edhe mund ta kujtoni, nëpër mjegull, kohën kur keni luajtuar me balona por fëmijët tuaj, me siguri që jo! Mund t’iu ketë zënë syri ndonjë të tillë në dyqan por, a kanë ndëruar ndonjë vetë? A kanë vrapuar lëndinave të gjelbëruara me fijen e kapur pas dore?! Nëse përgjigjja, në çdo rast, është jo, pranvera, është koha më e mirë për t’i bërë të shijojnë këtë lodër të thjeshtë por të gëzueshme. Në piknikun a shëtitjen e radhës, luani balonash…

Gëzuar 1-Qershorin fëmijëve tuaj, gëzuar edhe ju që e shfaqët shpirtin e fëmijës brenda jush, sapo patë këtë video.
Ah dhe diçka, mos harroni ta ndani me mikun e fëmijërisë, me të cilin ndërtonit atëherë balona modeste. /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
583 Views