Kurimi i strabizmit te fëmijët, specialistja Enela Maliqaj ka një këshillë edhe për prindërit

Strabizmi është një sindromë okulo-motore ku njëri sy zë një pozicion anormal në raport me syrin tjetër. Ky quhet shtrembërim i syve, ose kur boshti i tij i shikimit nuk kalon më në pikën e fokusimit, por në një zonë tjetër të retinës duke dhënë një imazh jo të qartë në tru!

Pikërisht për këtë sindromë u diskutua mëngjesin e kësaj të mërkure në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, ku e ftuar ishte mjekja Orthoptiste Enela Maliqaj.

Gjatë fjalës së saj, specialistja përtej sindromës që shfaqet kryesisht tek të vegjlit, vuri theksin tek roli i prondërve në trajtimin e këtij problemi.

Ajo apeloi që prindërit t’ia shpjegojnë atë sëmundje fëmijëve të tyre.

“Prindërit shpeshherë shfaqen të stresuar për paraqitjen e jashtme të fëmijëve.

Kërkojnë që fëmija i tyre të mos duket me probleme strabizmi…por për ne mjekët kjo është gjëja e fundit që mendojmë…

Pra, ne fillimisht duam të kurojmë syrin? Strabizmi i brendshëm, apo ai i jashtëm?

Ai i jashtëm është më me rëndësi… dhe shfaqet shumë tek fëmijët dhe është më i shpeshtë te strabizmi i jashtëm.

Fëmijët nuk e kuptojnë kur janë të vegjël, dhe vetëm kur rriten e kuptojnë që ato kanë probleme…

Këshilla ime është për prindërit, që t’ia shpjegojnë atë sëmundje fëmijëve të tyre”, theksoi ndër të tjera mjekja Enela Maliqaj.

Share With:
Translate »
177 Views