“Je motra më e bukur në botë”/ Familjarët urojnë Kiarën për ditëlindje
Ora shënoi 12.00 dhe Kiara Tito u surprizua nga familjarët e saj me rastin e 27-vjetorit të lindjes.
Familjarët e moderatores së njohur përmes një video mesazhi uruan Kiarën për ditëlindjen. Vëllai i vogël i uroi të bëhej 100 vjeç dhe tha se Kiara është motra më e bukur në botë.
“Motra ime të dua shumë, të uroj 100 vjeç dhe je motra më e bukur në botë”, uron vëllai i saj.
Mamaja e Kiarës tha se ata sot gëzojnë për të dhe Zoti e bekoftë në rrugën e saj.
“Zemra e mamit, ne sot gëzojmë për ty, të na bëhesh 100 vjeçe. Zoti të bekoftë në rrugën tënde. Jemi shumë krenarë për ty. Urime zemra e mamit, u bëfsh 100 vjeçe. Të dua shumë”, thotë mami.
Ndërsa babai i Kiarës, tha se e ndjen shumë mungesën e saj.
“Megjithatë ne e dimë se ti po ndjek ëndrrën tënde. Ndiqe dhe shijoje atë ëndërr deri në fund. Qofshin të gjitha vitet e tua, vite me surprizat nga më të bukurat. Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime”, shprehet babai.
Kiara: Unë kam ngrirë komplet. Dua një përqafim tani që të shkrihem.