Kush është nxënësja shqiptare që mposhti 145 shtete në gjeografi

Altina Salihu është 16-vjeçarja nga Skënderaj, e cila është nxënëse e klasës së dhjetë dhe ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm në garat e lëndës së gjeografisë.

Ajo ka arritur të mposhtë 145 shtete, duke bërë krenar jo vetëm shkollën e saj, por të gjithë shtetin e Kosovës.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se pasionin për gjeografinë e ka që nga klasa e VI kur edhe zbuloi se kishte njohuri të mëdha për të.

Sakaq, ju përgjigj pyetjeve të Siborës dhe Kel Demit, duke treguar edhe një herë njohuritë e saj të shkëlqyera gjeografike./abcnews.al

Share With:
Translate »
227 Views