Kush është vajza me plis që kërcen me doktor Skerdin?

I njohur nga disa si doktori i VIP-ave edhe mjeku Skerdilajd Faria ka aspektin e tij njerëzor.

Përtej protagonizmit dhe humorit që përcjell në rrjetet sociale, sa i takon jetës private ai ka preferuar të jetë diskret. Por duket se ka filluar ta përjashtojë këtë rregull kur është fjala për vajzën e tij Elena.

Në fakt sapo Elena mbushi 18 vjeçe, doktori ka publikuar ndonjë foto të rrallë të saj. Edhe kësaj here nuk i ka rezistuar dot dëshirës për të ndarë me të bijën momente të bukura.

Në këtë foto doktori shihet duke kërcyer me Elenën e cila mban në kokë plisin autokton të shqiptarisë.

Kjo foto është realizuar në festën e ditëlindjes së 52-të të doktor Skerdit, ku i pranishëm ka qenë i gjithë stafi prej më shumë se 170 personash në spitalin ditor KEIT.

Festës nuk i munguan surprizat që stafi kishte përgatitur për doktorin dhe një prej tyre ishte prania e këngëtarit Altin Sulku që solli live këngën e preferuar të tij, “Hajredin Pasha”.

Është pikërisht ky momenti kur është shënuar kjo foto të cilën doktori e ka ndarë edhe në rrjetet e tij sociale.

Share With:
Translate »
75 Views