Kush po i përgatit fotot e librit më të fundit të Arbanës? Nuk është Eduarti
Në vetëm pak javë moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani pritet të nxjerrë librin e saj të dytë për gatime, të quajtur ‘Receta për 5 minuta’, i cili do t’i vijë në ndihmë të gjitha amvisave. Gjatë gjithë kësaj kohe, Arbana ka zbuluar se është duke u marrë me përgatitjet e librit, ndërsa sot me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka treguar se kush po i realizon fotografitë e tij.
“Në rast se po pyesni se kush po mi bën fotot e librit”, ka shkruar moderatorja krah videos ku shfaqet djali i saj, Joni me aparat fotografik duke shkrepur pamjen që i serviret në tavolinë. Përveç këtij momenti, Arbana ka treguar se Joni ndodhet pranë saj shumicën e kohës teksa ajo është duke gatuar, duke i huazuar atij të njëjtin pasion për përgatitjen e ushqimeve.