Nuk fliste me të atin që pas ndarjes nga jeta të gjyshërve, Olsit i bëjnë surprizën e veçantë

Babi Dashi kishte ftuar sot të birin e tij Olsi në “Ka një mesazh për ty” për t’i kërkuar që të kenë një marrëdhënie më të ngushtë bashkë.

Që pas vdekjes së gjyshërve, me të cilët ishte shumë i lidhur, Olsi kishte kaluar një traumë dhe nuk fliste me të atin e tij. Dashi tregoi sot para Arditit dhe publikut, se edhe kur donte ndonjë gjë nga ai, djali ia kërkonte të ëmës.

“Ishte shumë i lidhur sidomos me mamanë time dhe në mos gaboj më shumë i kërkonte mamasë time se mamasë së vetë. Duke mos më thënë mua që babi kam këtë problem, nuk më hiqet nga mendja apo nuk e di se çfarë mund të kishte pasur ai. Ra pa ndjenja tek shkolla dhe nuk fliste fare vetëm përpiqej. Mbas kësaj e çuam tek shtëpia, u bë mirë dhe pak apo shumë ja kërkova dhe i thashë: “Babi kjo është jeta dhe duhet ta pranojmë kështu siç është sepse dhe unë i desha fort, por tani ata s’janë më“.

Megjithatë puna e Dashit si taksist dhe qëndrimi larg shtëpisë i ka ftohur marrëdhëniet babë e bir, ndaj ai i kërkoi Olsit që të kenë një marrëdhënie më të ngushtë.

Pasi mori mesazhin Olsi u shpreh se i pëlqen t’i mbajë gjërat për vete:

Olsi: Jam tip që nuk më pëlqen të flas shumë, por t’i mbaj gjërat për vete. Nuk më pëlqen të hapem me askënd.

Arditi: Po me gjyshin, me gjyshen?

Olsi: Me gjyshin po, me atë ishim vërtet shok.

Arditi: Si mund ta rikuperojmë këtë gjë, çfarë mund të bëjë babi që ta kesh shok si gjyshin?

Olsi: Nuk e di. Është shumë e vështirë.

Arditi e fton Dashin që ta përqafojë Olsin.

Psikologia Denata Toçe dha këshillën për çdo prind se çdo ditë duhet ta pyesë fëmijën e tij: Si ndihesh!

Share With:
Translate »
362 Views