Ky është pozicioni seksual që asnjëherë nuk duhet ta praktikoni gjatë shtatzënisë

Gjakderdhja gjatë seksit është një prej simptomave që alarmon shumë prej çifteve. Gjatë shtatzënisë, çdo rrjedhje e gjakut i bënë nënat që të brengosen edhe më shumë.

Por, është me rëndësi të kuptohet që marrëdhëniet seksuale gjatë periudhës së shtatzënisë janë të shëndetshme. Megjithatë, është një pozicion seksual që ndikon nënën të ketë gjakderdhje pas seksit.

E, kjo është pozita e njohur si ‘’doggy’’.

Sipas gjinekologut brazilian Dr. Mariana Filipe, të gjitha pozicionet seksuale mund të lidhen me gjakderdhjen vaginale në shtatzëni për shkak se indet janë më delikate gjatë kësaj periudhe.

Ajo shpjegon më tej se veçanërisht pozicioni ‘’doggy’’ është që shkakton trauma vaginale për shkak të depërtimit nga penisi.

Ndërsa gjinekologia tjetër Dr. Fernandaa Pepicelli, thotë se jo vetëm gjatë shtatzënisë ky pozicion është i rrezikshëm por gjithashtu edhe jashtë saj, transmeton Gazeta Shneta.

Pasi mund të shkaktojë hemorragji, prandaj, gjatë shtatzënisë gruaja duhet të ketë më shumë kujdes me këtë pozicion.

Situata bëhet delikate dhe kërkon intervenim profesional, çdo herë që keni një gjakderdhje gjatë shtatzënisë duhet të kontaktoni gjinekologun tuaj, rekomandon në fund Fernanda./GazetaShneta/

Share With:
Translate »
5020 Views