Ky mashkull që i ka shkuar për herë të parë në koncert, me siguri që e ka emocionuar pafund Ingridin
Stina e verës është një sezon mjaft i ngarkuar për të gjithë këngëtarët. Kemi parë se shumë prej këngëtareve shqiptare marrin në koncerte të afërmit ose fëmijët. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Ingrit Gjoni. Ajo gjithmonë ka qenë e shoqëruar nga mikeshat ose motrat, ndërsa në koncertin e radhës ka vendosur të marrë edhe birin e saj Paridin. Këngëtarja ka publikuar në Insta Story një video të djalit dhe përbri saj shkruan: “Velipojë, koncerti i parë që vjen Paridi”. Edhe pse kjo është hera e parë e tij, mund të themi se tashmë vogëlushi është shoqëruesi kryesor i Ingritit.