Ky shtet ju heq tabletat fëmijëve në shkolla: Pengojnë formimin mendor
Suedia ka realizuar një ”surprizë” për fëmijët që janë kthyer në bankat e shkollave. Në vend të tabletave të prezantuara vitet e fundit, në tavolina gjetën libra letre, fletore, fletë letre dhe stilolapsa që përdornin prindërit e tyre, shkruan ll messaggero.it
Ministrja e re e Arsimit, Carlotta Edholm me këto rregulla përmbysi trendin e viteve të kaluara, në të cilat mjetet dixhitale ishin futur tashmë pothuaj kudo.
Ajo që e bindi ministren ishin rezultatet e “Progress in International Reading Literacy Study” (PIRLS), një sondazh ndërkombëtar që përsëritet çdo 5 vjet dhe që mat aftësinë lexuese të nxënësve nga mosha nëntë deri në dhjetë vjeç.
![](https://secure-ds.serving-sys.com/BurstingCachedScripts//Res/blank_1X1.gif)
Në vitin 2021 suedezët kishin një rënie prej 11 pikësh në krahasim me vitin 2016 (nga 555 në 544).
Një nga arsyet, sipas ekspertëve, do të kishte qenë pikërisht përdorimi i tepruar i mjeteve dixhitale që lënë më pak kohë për reflektim dhe nevoja për ta bërë të vetën dijen me ngadalësinë që kërkon ky proces mendor