Ky tualet smart analizon urinën tuaj, madje ju ndihmon të mbeteni shtatzënë

Shfaqja e teknologjisë CES (e njohur si Consumer Electronics Show) në Las Vegas, SHBA, ishte plot me pajisje shëndetësore këtë vit, përfshirë këtu edhe WC-në.

Firma franceze Withings po debuton me U-Scan, një laborator i urinës në shtëpi që ofron këshilla të ushqyerjes dhe mund t’u tregojë grave kur janë në ciklin e tyre menstrual.

“Ne kemi integruar një veçori, stream ID, përmes së cilës jemi në gjendje të njohim dhe identifikojmë përdoruesin që po urinon në produkt, kështu që do ta mbledhim urinën vetëm kur jeni ju që përdorni produktin,” shpjegoi për Euronews Next Inna Ndaw.

Pajisja është vetëm 90 mm në diametër. “Urina ka në fakt mbi 3,000 metabolitë. Pra, është një burim informacioni që zakonisht nuk përdoret shumë sepse është shumë e vështirë për t’u aksesuar,” tha një përfaqësuese e kompanisë.

Share With:
Translate »
63 Views