Kylie Jenner po përjeton emocionet e shtatzanisë
Kylie Jenner është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të parë. TMZ ishte e para medie që publikoi lajmin se 20-vjeçarja është në pritje të fëmijës së parë me reperin Travis Scott, me të cilin ka nisur një lidhje që në muajin prill. People e ka konfirmuar lajmin të premten, duke thënë se “ata ua kanë treguar lajmin miqve disa javë më parë” dhe “familja e dinë prej pak kohësh. Ajo është shumë e gëzuar, por edhe Travis po ashtu!”
Burimet thanë gjithashtu për TMZ se Kylie “ka nisur t’ua tregojë miqve që në fillim të këtij muaji shtatzëninë”, madje mësohet se Travis ka zbuluar edhe se çifti është në pritje të një vajze.
Travis mund ta ketë dhënë lajmin emocionues në një tweet në muajin qershor:
Legit happiest day of my life.
— TRAVIS SCOTT (@trvisXX) June 12, 2017
Kylie nisi një lidhje të re me reperin e “Butterfly Effect” në prill, pasi u nda nga lidhja e gjatë me Tyga. Në fakt, bukuroshja nuk është parë më në dalje publike që nga festa e 20-vjetorit në muajin gusht, kur kishte veshur një bluzë oversize. Urime Kylie dhe Travis! /Revista Class