Do ta dashuroni! Këngëtarja e famshme sjell një këngë me të birin

Të enjten këngëtarja e njohur Fergie ka publikuar këngën e saj të re “Enchante”, në të cilën ajo ka bashkëpunuar me djalin e saj 4-vjeçar.

Ajo ka zgjedhur që bashkë me ta, pjesë e klipit të jetë dhe ylli i Reality Show Kendall Jenner.

Kënga “Enchante” është pjesë e albumit të dytë solo “Duble Dutchess” të 42-vjeçares. Kënga nis me zërin e vogëlushit Axl që këndon, ndërsa Kendall shfaqet në shtrat e sapozgjuar nga gjumi duke u bërë gati për ditën që e pret.

Në fakt Fergie nuk është artistja e parë që e bën djalin pjesë të muzikës, pasi para saj ishte Dj Khaled që bëri producent të albumit “Grateful” të birin 1-vjeçar, i cili ende nuk ecën .

Nga ana tjetër, ky nuk është bashkëpunimi i parë i Fergie me motrat Kardashian. Kim u shfaq në videon muzikore të vitit të kaluar të këngës “MILF$”.

Share With:
Translate »
901 Views