Kylie Jenner thotë se fëmijët i kanë ndryshuar konceptin për bukurinë

Stormi dhe Aire Webster po i japin nënës së tyre, Kylie Jenner, një pikëpamje të re për bukurinë. Në një intervistë të fundit, Jenner tregoi se si duke parë fytyrat e fëmijëve të saj dhe bukurinë e saj tek ta, kjo po e ndihmon që ta dojë më shumë veten.

“Mëmësia më ka bërë ta dua veten më shumë. Unë shoh tiparet e mia te vajza dhe djali im. Unë shoh bukurinë time tek ata dhe kjo më ka bërë të dua veten më shumë,” u shpreh ajo për Hommegirls.

Kylie ka folur edhe më parë për mënyrën se si mëmësia i ka ndryshuar jetën dhe konceptin për të bukurën, duke qenë se jo pak herë ajo është shenjëstruar nga mediat sociale për gjithë ndryshimet që ka bërë në fytyrë.

“Mendoj se ka një keqkuptim të madh për mua se kam bërë shumë operacione në fytyrë, për faktin se isha një person i pasigurt. Por, në fakt unë nuk ndihesha e tillë,” shton ajo. “Po, i dua buzët e plota, por duke u rritur kam punuar më shumë me pjesën e vetëbesimit. Nuk më pëlqenin buzët e mia të holla, ndaj vendosa të ndiqja praktikën e mbushësve dhe është gjëja më e mirë që kam bërë në jetë, nuk pendohem,” shton Jenner.

Gjatë një episodi të “The Kardashians” që u transmetua verën e kaluar, Kylie u shpreh se ndihej gjithmonë e sigurt në pamjen e saj dhe donte vetëm ndryshime të vogla, jo ndryshim të plotë.

Kylie Jenner thotë se fëmijët i kanë ndryshuar konceptin

FOTO: GETTY IMAGES

“Gjithmonë e kam dashur veten, ende e dua. Por, unë nuk kam bërë operacione për të ndryshuar fytyrën sepse ndihesha e pasigurt, por sepse kam dashur  gjithnjë të jem e bukur dhe e lezetshme,” përfundon ajo.

Share With:
Translate »
26 Views