Kylie me siguri do pendohet (prapë) për emrin e djalit, kur të shohë kuptimin që ka në arabisht!
ë shtunën, më 22 janar, Kylie më në fund zbuloi emrin e djalit të saj, i cili erdhi në jetë shkurtin e kaluar.
Vogëlushi quhet Aire dhe bashkë me zbulimin e emrit, u zbulua për herë të parë edhe portreti i tij.
Fillimisht bebushi do të quhej “Wolf Webster”, por çifti, Kylie dhe Travis, duket se ndryshoi mendje.
Tani që interneti zbuloi se çfarë kuptimi ka në arabisht, shpresojmë që bebushit të mos i ndërrohet përsëri emri.
Aire – mesa duket përkthehet si “penisi im” në zhargonin arab.
Gazetarja Antoinette Lattouf shkroi në Twitter:
“Do i thotë dikush Kylie-t që emri i djalit të saj është një shprehje e zakonshme arabe për të thënë ‘penisi im’, apo jo?”
Në mënyrë të ngjashme, dhe njerëz të tjerë kanë komentuar rreth emrit dhe kuptimit të tij në arabisht.
Megjithatë, “Ayre” – në varësi të kontekstit, përdoret në arabisht edhe si “miku më i mirë”.
Në hebraisht, sipas nameberry.com, “Aire” do të thotë luan i Zotit.