Erdhiiii! Andresa bëhet nënë për herë të parë dhe publikon foton e bebushit
Andresa Ambrosio, vajza e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut ndërkohë që shfaqej përkrahë Ardit Gjebreas te emisioni “E Diela Shqiptare”, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo e zbuloi lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël në kohën kur një telefonuese te Telebingo e pyeti “Mos je pak shtazënë?”, e në atë kohë Andresa është përgjigjur se po.
Ndërsa gjininë e foshnjës Andresa në e ka bërë të ditur te “Rudina”, kur e vendosur mes tullumbaceve blu e rozë, zbuloi se foshnja do të ishte një djalë.
Ky djalë duket se më në fund ka ardhur në jetë pasi Andresa ka pulikuar një foto në Instagram ku duket dora e saj që mban dorën e vogël të një foshnje. Kësaj foto të ëmbël, ajo i ka bashkëngjitur edhe një këngë mjaft domethënëse, “Mi prendero cura di te”. Pra duket se ajo po i jep premtimin të voglit të saj se do të kujdeset gjithmonë për të.