Kylie-n do ta doni edhe më shumë kur të mësoni se çfarë bëri muajin e parë për vajzën

Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë më  shkurt 2018.

Teksa ishte shtatzënë, bukuroshja zgjodhi që të shkëputej totalisht nga jeta aktive që ishte mësuar të bënte, nuk ishte më pjesë e festave, daljet e saj publike ishin shumë të pakëta madje edhe punën e kishte zhvendosur në shtëpi. Edhe pas ardhjes në jetë të Stormi, Kylie dhe partneri i saj Travis Scott janë kujdesur të vetëm për vajzën e tyre të vogël, por duket se tashmë ka ardhur koha për të punësuar dado dhe asistentë.

Burime për revistën People, shprehen se ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ është në kërkim të disa dadove, por është paksa e vështirë për të gjetur njerëz që i qëndrojnë besnikë. Një ndër problemet kryesore me të cilat është përballur Kylie kanë qenë pikërisht punonjësit e saj të cilët ishin të gatshëm t’u jepnin mediave informacion në këmbim të parave.

“Me mbështetjen dhe aftësitë e saj, Kylie ia ka dalë mbanë të kujdeset vetë për Stormin, por tashmë ka ardhur koha për pak ndihmë”, shprehet burimi për revistën People.

Të gjithë kishim përshtypjen që për Stormin ishte punësuar më herët, që para se ajo të vinte në jetë, një “ushtri” me dado, por Kylie nuk ka pranuar të bëjë të njëjtën gjë si motrat e saj. Ajo ka zgjedhur që të qëndronte pranë vajzës së saj të vogël…sa vjen dhe na ka habitur me veprimet e saj.

Share With:



767 Views