La pas 4 fëmijë, bashkëshortja kujton Dritan Priftin me një foto të rrallë nga dasma
Disa data mbeten festë edhe pas vdekjes. Këtë e ka treguar bashkëshortja e Dritan Pritit.
Prej disa muajsh ish-deputeti i LSI-së Dritan Prifti është ndarë nga jeta nga një sëmundje e keqe.
Duket se bashkëshortja e tij e kujton herë pas here në rrjetet sociale.
Bashkëshortja e tij sot ka kujtuar ditën kur ata u bënë nuse e dhëndër.
Sot paska qenë një datë e veçantë për familjen Prifti dhe këtë e ka zbuluar bashkëshortja e ish – deputetit.
Para 21 vitesh ata janë martuar për të krijuar familjen e tyre dhe sot ajo e ka kujtuar me anë të postimi përvjetorin e martesës.
“25 maj 1997” – shkruhet mbi foton e postuar.
