Lajm i bukur! Këngëtari i famshëm do të bëhet baba për herë të parë

Këngëtari latin me famë botërore, J Balvin dhe partnerja e tij, Valentina Ferrer do të bëhen prindër për herë të parë. Këtë lajm e zbuluan vetë ata me një foto bardh dhe zi për kopertinën e revistës “Vogue Mexico”.

Bukuroshja është shprehur në intervistë se tani ishte koha e duhur për të patur një fëmijë.

“Pas karantinës, unë thashë: Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i foshnjës time.”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo kujton gjithashtu momentin kur ia tha këtë lajm artistit:

“Ai ngriu. Ishte i lumtur, por ishte si një telefonatë nga Zoom që nuk funksionon kur nuk ka WiFi. Ai qëndroi i ngrirë. Unë i thashë personalisht, por kështu reagoi ai.”

Kujtojmë se para disa kohësh, këngëtari latin solli një duet Dua Lipën, Tainy dhe Bad Bunny! Kënga ritmike është realizuar me videoklip bardhezi por surpriza më e madhe ishte protagonistja e klipit, aktorja e famshme e serialit spanjoll “La Casa De Papel”, Úrsula Corberó, e cila ka realizuar një performancë mjaft të bukur nga shtëpia e saj.

Klipi është xhiruar nga karantina dhe Dua Lipa ka falenderuar aktoren në postimin e fundpër pjesëmarrjen. Këngëtarja shqiptare shprehet se ka kontribuuar në tekstin e këngës, dhe ftesa i erdhi si një surprizë nga J Balvin dhe Bad Bunny.

Share With:
Translate »
187 Views