LAJM I FUNDIT/ Gjendet një 13-vjeçar i vrarë në Kurbin
Një 13-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Kurbin.
Sipas dyshimeve të para, i mituri ka qenë duke lozur me disa shokë pasi gjetën një armë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gërnac. 13-vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtitë bashkë me shokët e tij në momentin kur kanë gjetur armën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës e cila mendohet të ketë ndodhur aksidentalisht.